Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë bilancin e punës për vitin 2022, ndërsa u ndal tek njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike ku tha se këtë vit kjo njësi do të plotësohet nga ana e kapaciteteve njerëzore.
Peleshi u shpreh se do të garantohen paga më të mira se në sektorin privat për të qenë konkurrues për shkak të kësaj kategorie.
“Një nga projektet e rëndësishme është njësia ushtarake e mbrojtjes kibernetike. Po rekrutojmë ekspertë të rinj të sigurisë kibernetike. Kemi rritur pagat. Në tregun e punës këto janë profesionet më të mirë paguara. Mund ta sheshin veten edhe përtej kufijve pa qenë nevoja të lëvizin nga Shqipëria. Sepse shumë shërbime mund të ofrohen online. Nëse nuk jemi konkurrues në pagesa nuk rekrutojë dot staf. E kemi vendosur do të jemi madje, në institucionet e shtetit, do të kenë paga më të mira dhe se private”, tha Peleshi












