Selami Jenishehri, një nga aleatët e Sali Berishës, ka deklaruar largimin nga koalicioni pasi thotë se e kanë gënjyer Flamur Noka dhe Sali Berisha.
Jenishehri u shpreh i revoltuar se nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e koalicionit dhe nuk është pyetur për asgjë, madje nuk ka asnjë kandidat në listë.
Ai tha se Flamur Noka i kërkoi firmën dhe i premtoi se do të bisedonin, por ndihet shumë i zhgënjyer. Jenishehri kërkon anullim të zgjedhjeve dhe hetime të thelluara.
》Selami Jenishehri: “Ne na thirri Luçiano Boçi, 6-7 parti, për të bërë koalicion. Unë thashë do të pyes kryesinë dhe ramë dakord. Thanë do t’ju thërrasim, do të bëjmë mbledhje do të flasim për hollësirat. Këta të rrejnë. Asnjë mbledhje nuk kanë bërë. Asnjë mbledhje e 26 partive nuk është bërë. Asnjëherë nuk është mbledhur ai koalicion. Kur vjen puna, më kanë lënë deri në orën 20:00, kur janë dorëzuar listat nuk më kanë thirrur. Pastaj Noka më tha Selami firmos që je në koalicion, për të tjerat flasim nesër”
》Ylli Rakipi: Uaa, vure firmën? Me një firmë shkon brenda…
》Selami Jenishehri: Pa firmë isha jashtë koalicionit. Por dokumenti është i falsifikuar.
》Denis Dyrnjaja: Tani do tërhiqeni?
》Selami Jenishehri: Unë nuk jam në atë koalicion dhe as nuk ka shans derisa ti nuk më respekton. Prandaj unë jam në gjykatë.
》Ylli Rakipi: Je në KQZ?
》Selami Jenishehri: “Nuk jam, kam dalë nga ai koalicion. I nderuar zoti Sali Berisha, qëndrimi juaj për partitë, 26 aleatë, që pretendon se ky është koalicion më i madh i mundshëm. Aleanca e Shqipërisë Madhështore është një gënjeshtër që i drejton popullit shqiptar. Unë dhe aleatët nuk na ka thirrur njeri dhe nuk ka marrë mendim për listat dhe asgjë”












