Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Në dalje të këtij institucioni, Dokushi është pritur nga gazetarët, teksa në prononcimin e tij të shkurtër për media, është shprehur se Veliajn e ka takuar në qelinë e paraburgimit me autorizim të Prokurorisë së Posaçme, duke dashur të saktësojë se nuk ka shkelur ligjin.
“Unë e kam takuar kryebashkiakun Erion Veliaj me autorizim të prokurorisë”, tha Sekretari i Bashkisë Tiranë.
Kujtojmë që Dokushi ka qenë i pari person, i cili ka vizituar Veliajn në bllokun e sigurisë “Mine Peza” pas arrestimit të tij më 10 shkurt.












