Moderatori Ronaldo Sharka, i ka çuditur banorët në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 2, duke thënë që Tea e ka ngacmuar dhe është provokuese. Tea tha që asgjë nuk është bërë me tendencë. “Je provokuese. Më ke ngacmuar me sy që në fillim të këtij emisioni”, tha fillimisht Ronaldo.
“Unë prandaj kam thënë që një nga qëllimet e tua në Big Brother është të dalësh çift”, shtoi ai, teksa Tea shprehej e çuditur për konstatimet.
Ronaldo e nisi aventurën e tij në Big Brother në rulot, ndërsa prej shumë ditësh tashmë, është pjesë e grupit tjetër të banorëve, ku menjëherë ka qenë në qendër të debatimeve.












