Deputetja Monika Kryemadhi ndër të tjera ka folur edhe për procesin e divorcit të saj me ish-Presidentin Ilir Meta.
Kryemadhi gjatë intervistës shprehet se nuk do të marrë pjesë as në seancën tjetër të divorcit pasi sipas saj ajo e ka të qartë pozicionin e saj, teksa shton se procesin le ta komandojnë ato persona që e kanë iniciuar.
Monika ndër të tjera ka treguar detaje se kur është thyer raporti i tyre.
“Po dhe ashtu ka qenë gjithmonë dhe sot e kësaj ditë unë… Unë kur e kam njohur Ilir Metën kam qenë 17 vjeç dhe kur jemi lidhur bashkë kam qenë pa bërë 20 vjeç. Jemi lidhur në Janar të vitit ‘94 dhe përtej kësaj ne në 11 Prill kemi sencën tjetër dhe unë përsëri nuk do të paraqitem në gjyq se jam shumë e qartë në gjithë pozicionin tim qoftë personal apo politik që personat që e iniciuan divorcin le ta komandojnë. Kush e inicioi le ta komandojë. Kështu që çështja e divorcit nuk jam as e para dhe as e fundit që i ndodh kjo gjë”, tha Kryemadhi.












