Ish-ministri i Financave në kohën e Fatos Nanos, Arben Malaj tregoi mesazhet që shkëmbeu para një muaji me ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj.
Sipas tij, Ahmetaj i kishte çuar nëj mesazh falënderimi për suportin moral që i kishte dhënë Arben Malaj.
“Unë kam folur para një muaji me Ahmetajn. Më nisi një mesazh falënderimi. Kur ai u ankua njëherë se rrezikonte të vritej dhe familja i rrezikohej unë bëra një deklarim: “Do të jetë e turpshme për vendin tim që të ndodhë një krim ndaj ish-zëvendëskryeministrit të Shqipërisë dhe ndaj familjes së tij”. E kishte lexuar mesazhin tim dhe më falënderoi. I thashë: “Nuk ka nevojë për falënderime. Nuk dua të hyj në muhabete.” Ahmetaj kishte vullnet, por ka rënë viktimë e instinkteve të tij”, tregon Malaj në Dritare TV.












