Fshati turistik i Dardhës është mbuluar nga bardhësia, pas reshjeve të dëborës gjatë 24 orëve të fundit.
Reshjet e borës në Korçë kanë rënë në lartësinë 1250 metra, përfshirë këtu edhe segmentin rrugor nga “Muri i Musait”. Dëborë ka pasur në Shtyllë e deri në majë të Mashkullorës, në fshatrat e Vithkuqit, si dhe në fshatrat rrëzë malit të Gramozit në Kolonjë. Nuk raportohen probleme për sa i përket lëvizjes në fshatrat e thella.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë, pasi përgjatë vitit të kaluar vendin tonë e kanë vizituar 7.5 milionë turistë të huaj. Rama ka renditur shifrat, të cilat tregojnë se Shqipëria ka patur më shumë vizitorë se vendet e rajonit por edhe se vendet e tjera europiane.












