Sot, gjatë vizitës në Shqipëri të zv/Presidentes së Komisionit Europian, Kaja Kallas është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e fazës së parë të hekurudhës së Korridorit VIII, në segmentin Durrës–Rrogozhinë.
Balluku informoi se hekurudha Tiranë–Durrës pritet të dorëzohet brenda vitit 2025, ndërsa në vitin 2026 do të përfundojë elektrifikimi dhe do të krijohet stoku i trenave për operim.
Ndërkohë, në vitin 2025 pritet të nisë ndërtimi i një tjetër segmenti kyç hekurudhor, ai Vorë–Hani i Hotit, i cili do të forcojë ndërlidhjen rajonale dhe pritet të përfundojë në vitin 2029.
Balluku bëri me dije më tej se gjatë këtij viti do të prezantohet edhe projekti i hekurudhës kombëtare Shqipëri–Kosovë, me stacionin kryesor në Shkodër dhe lidhje direkte drejt Gjakovës.
“Projekti për hekurudhën Durrës – Rrogozhinë, do të dorëzohet në vitin 2028, duke u pasuar dhe nga segmenti Rrogozhinë – Pogradec, i cili do të dorëzohet në vitin 2029”, tha Balluku.












