Policia e Shtetit ka bërë një tjetër ndryshim në strukturat drejtuese, ku Alban Dautaj është emëruar në krye të Drejtorisë së Forcës Operacionale.
Dautaj më parë ka mbajtur detyrën e drejtorit të Antiterrorit, ndërsa me vendimin e ri ai kalon në një nga strukturat kyçe të policisë.
Nga detyra e drejtorit të Operacionales është larguar Melsi Koçi, si pjesë e riorganizimit të brendshëm në Polici.












