“Euronews Albania” ka zhvilluar një tjetër sondazh 1 muaj para zgjedhjeve parlamentare të “11 Majit”.
Metodologjia e përdorur është kampion rastësor me 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë. Pa dyshim që Edi Rama është politikani më i preferuar i shqiptarëve, kurse surpriza është Adriatik Lapaj i cili pozicionohet i dyti.
● Por kush është politikani i preferuar, ja rezultatet:
1- Edi Rama, ka 51.9% mendim pozitiv dhe 44.9% mendim negativ.
2- Adriatik Lapaj renditet i dyti për mendimin pozitiv, me 36.9%, 34.6% mendim negativ dhe 28.5% janë përgjigjur nuk e di.
3- Agron Shehaj renditet i treti, me 33.9% që kanë mendim pozitiv, 38.2% që kanë mendim negativ për të dhe 27.9% janë përgjigjur nuk e di.
4- Më pas vjen Sali Berisha, 32.1% mendim pozitiv për të dhe 63.1% mendim negativ. Shikoni tabelën:













