Ditën e sotme është zgjidhur përfundimisht martesa e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi.
Gjykata Civile e Tiranës, gjatë seancës të mbajtur këtë të premte, vendosi për zgjidhjen e martesës së çiftit.
Padia për divorc është ngritur nga Ilir Meta i cili ishte i pranishëm në seancë. Meta u shoqërua nga qelia e 313 me forcat e Policisë së Burgjeve drejt gjykatës civile për të marrë pjesë në këtë proces të rëndësishëm ligjor.
“Kjo është thjesht me një objekt, për zgjidhjen e martesës. Dhe gjykata pasi ne parashtruam shkaqet e zgjidhjes së martesës, administroi edhe aktet shkresore dhe mori vendimin për zgjidhjen e martesës mes paditësit Ilir Meta dhe të paditurës Monika Kryemadhi”, tha avokati i Metës, Genc Gjokutaj.












