PS do të çelë zyrtarisht sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Takimi pritet të nisë në orën 12:00 në sheshin ”Skënderbej”. Slogani i PS do të jetë “Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”.
Partia Socialiste ka zgjedhur 12 Prillin për të hapur zyrtarisht fushatën dhe pikërisht këtë orë, një simbolikë që lidhet me 12 yjet e flamurit të BE, që socialistët e kanë premtim kryesor. Fjala kryesore pritet të jetë ajo e kryesocialistit Rama, i cili do të flasë në lidhje me objektivin e fushatës.
Zbulohet se si do të duket skena në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku PS do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
12 drejtuesit e qarqeve do të pozicionohen në mënyrë të tillë duke ilustruar 12 yjet në flamurin e BE-së dhe në qendër do të jetë kryeministri Edi Rama, si figura qendrore e fushatës zgjedhore.












