Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklarata e bëra nga PD se ai mungoi në funeralin e Papës ditën e shtunë, pasi kishte planifikuar për të udhëtuar në drejtim të Beogradid, ku do të takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe djalin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Rama tha se kjo që ka bërë PD i ka kaluar kufijtë e çmendurisë, aq sa për këtë ka reaguar edhe vetë djali i presidentit Trump, Donald Trump Jr.
“Sot kishte futur në lojë nëpërmjet një çyryku që e mban afër edhe familjen e presidentit Trump. Sipas tij, unë paskësha bërë një përpjekje për shkuar në Beograd, prandaj nuk shkova për t’i dhënë lamtumirën Papës, po prita të shkojë në Beograd, se aty do shkonte djali i Trump dhe unë me vëllain tim Vuçiçin do futesha si fanti spathi dhe do ta përshëndesja, por kjo nuk ishte e mundur sepse kjo dështoi, sepse SHBA…Ok deri këtu ne i dimë. Por kur sheh që detyrohen njerëzit e familjes së presidentit të SHBA që të mohojnë këtë çmenduri, realisht të vjen trup. Në fund të ditës, atje nuk e di njeri dhe nuk e njeh njeri përveç këtyre që marrin 6 mln dollarë, sepse po të çohet edhe Lymi i tytit të paguajë 6 mln dollarë, vjen Latifi dhe na e prezanton të gjithëve”, tha Rama.












