Shpëtim Idrizi komentoi praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi.
Për kreun e PDIU, Fredi Beleri do të turpëronte çdo parti politike shqiptare që ta kishte për kandidat, teksa nuk e cilësoi veten në një “çadër” me të, ndonëse është pjesë e koalicion PD dhe ASHM.
“Fredi Beleri do të turpëronte çdo parti politike shqiptare që ta kishte për kandidat, sot e kemi eurodeputet. Nuk i kam hyrë faktit nëse ishte e drejtë apo jo për ato 7 vota. Është i dënuar për poshtërimin e republikës së Shqipërisë. Është recidivist dhe më tregon Epirin dhe Çamërinë. Ai flet me terma irredentistë. Ajo është zgjidhje e Berishës, por unë nuk jam në një çadër me Fredi Belerin. Po unë nuk mund t’i jap kënaqësinë dikujt që ta nxjerrë çështjen çame jashtë parlamentit”, tha Idrizi.












