Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha mori pjesë në takimin përmbyllës elektoral të kryeministrit Edi Rama në Fier.
Me nota humori, e veshur si fallxhore me një filxhan në dorë Delinda Disha parashikoi një fitore spektakolare të Partisë Socialiste.
”Tani ta shtypim për mandatet se e di aty më qan mua zemra. O 77 ose 78 më dalin mua. Po 78 mandate unë them i ke të marra e vdekur. E fundit filxhani më thotë që mandati i fundit të shoh atje në Bruksel, të ngresh flamurin më të bukur në botë”, tha Disha në krah të Ramës.












