Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar lidhur me lajmin që po qarkullon gjatë orëve të fundit se Sali Berisha mund të udhëtojë në SHBA.
Kokalari shkruan se postimi i gazetarit Marc Caputo është një “shashkë” e hedhur para zgjedhjeve me qëllim për të marrë ndonjë votë.
Sipas aktivistes, “Non-Grata” ndaj Berishës nuk është hequr dhe ish-kryeministri nuk mund të udhëtojë drejt SHBA.
“O budallenj…gazetari tha qe i paskan thene ata ne DASH qe “dhe mund” te hiqen, jo se u hoqen. Keyëord ‘dhe’, pra mundet por nuk eshte e sigurt. Nje gazetar tjeter qe foli me DASH disa dite me pare, j’u tha qe Berisha as ka vize dhe duket si ‘ëishful thinking’ per t’ja hequr ose per te udhetuar ne Amerike. Dhe me e rendesishme, sipas ‘gazetarit’ qe ka shkruar cfare i ka kerkuar besoj zyra e Trujillos, qe keto ishin sanksione te politizuara nga Biden. Nese keto ishin sanksione gabim, atehere pse pagoi Sali Berisha $6 million ish-shefit te shtabit te Rubios? Per me teper, Andi Bushati qe eshte bere shok i ngushte i Cim mencurise, nga e gjeti dhe e botoi kete tëeet brenda 30 minuta? Kush ja dergoi Bushatit? Shkurt- SANKSIONET NUK JANE HEQUR. Kjo është bere thjeshte per te influencuar zgjedhjet ne Shqipëri. Sali Berisha ne kete moment është akoma ‘non-grata’ në Amerikë”, shkruan Kokalari.












