Pavarësisht humbjes katastrofë të PD ne zgjedhje, Sali Berisha nuk e ka ndermend të japë dorëheqjen.
Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që më datën 16 maj në orën 17:00 t’i bashkohen protestës së Partisë Demokratike e cila do të zhvillohet në Bulevardin Zogu i Parë.
“Ju besoj se po i ndiqni numërimin e votave të diasporës se si ato janë të gjitha me shenja më të sigurta të fallsifitetit dhe manipulimit. Të regjistrojnë dhe të mbajnë shënim çdo parregullsi, libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet më datën 16 në orën 17:00 në Bulevardin Zogu i Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet mostruoze elektorale Edi Rama që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj. Protesta do të jetë paqësore ne garantojmë se nuk do ketë probleme”, tha Berisha.
REALITETI – Berisha kërkojnë ta bëjnë popullin për budalla sepse të gjithë e dinë që nuk mund të vidhen 82 mandate pasi në realitet ky rezultat i thellë ështê “shuplaka” e popullit për këtë opozitë me “busull” të humbur.












