Mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP” prime Kejvina shpërtheu keq ndaj Luizit. Ajo e quajti “mashtrues”, “manipulues”, “pisanjos” e shumë fjalë të tjera.
Në një moment Kejvina u shpreh se ndryshe nga Luizi “të paktën ajo e ka të atin gjallë”, koment i cili ka shkaktuar shumë bujë në rrjet.
“E kam në jetë babain akoma. Ti je pisanjos! Luizat kështu më mbajnë çantat jashta, tipat si ky”, tha ajo.
Kejvina: Ky është mashkulli më i shpifur në Shqipëri, shembulli më i keq në Shqipëri, ai nuk e meriton as të marrë frymë. Nëse kjo situatë nuk tejkalohet unë largohem direkt nga emisioni. Të më vijë një copë njeriu me dy sy këtu…












