Më i përfoluri brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe me sa duket edhe më i dashuri nga publiku i gjerë, është këngëtari Luiz Ejlli. Duket sikur publiku as do t’ia dijë për gënjeshtrën që i tha Kiarës mbi shëndetin e tij pasi ai ka një karakter me humor dhe të bën për vete.
Duket sikur Luizi e kaloi fazën e mērzitjes nga veprimi i banorëve dhe i është rikthyer prapë batutave të tij prej Shkodrani, sic duket në videon më poshtë.
“Nesër do të lahemi në pishinë”, tha një banore e Big Brother.
Ndërhyn Luizi: “Ka një problem! Pishina zvogëlon rrushin” (Banorët shpërthejnë në të qeshura)












