Prokuroria e Fierit ka ndërmarrë një operacion të befasishëm mbrëmjen e djeshme në bashkëpunim me Policinë Vendore.
Sipas burimeve për media, në pranga kanë rë
në disa persona, mes tyre dhe ish-nënkryetarja e Bashkisë së Fierit, Adela Hysenaj.
Referuar informacioneve paraprake, mësohet se Adela Hysenaj është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa operaconi vijon ende.
Adela Hysenaj ka mbajtur edhe postin e ish-Drejtoreshës së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe akuzohet për veprat penale “Shperdorimi i detyrës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike;












