Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të mërkurë ndryshimin e çmimeve të karburanteve në vend.
Bordi i Transparencës ka ulur çmimet e karburanteve në vend. Një litër naftë do të shitet me 204 lekë për litër nga 210 që ishte më parë.
Edhe çmimi i benzinës do të ulet me 2 lekë dhe do të shitet me 163 lekë nga 165 që ishte.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi ditën e sotme në orën 13:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.












