Shumë shpejt shqiptarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza drejt Kinës.
Lajmi i mirë është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama i cili ka bërë me dije se vendimi i firmosur nga dy palët do të futet në fuqi brenda 30 ditësh. Marrëveshja është arritur në prag të vitit të ri 2023, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës.
“Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”- shkruan Rama.












