Flamur Noka ka reaguar lidhur me një studim të fundit, ku theksohet se ‘shqiptarët nuk po martohen më dhe celebrimet kanë zbritur në minimumin historik, 7.7%.
Në postimin e tij në Facebook, Noka ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për mungesën e dasmave.
“Tani presim që Ramaduro të na nxjerrë për kundërpeshë ndonjë dasmë të mbështetur nga qeveria, ashtu siç publikoi fotografinë e dy foshnjave të porsalindura si sukses në një vend ku lindshmëria ka rënë dramatikisht në 35%. Meqënëse ka ende që nuk kanë të ngopur me lugën bosh të propagandës, Rama është gjithmonë gati“, shkruan Flamur Noka.












