Thursday, July 9, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Nga Topalli te Tom Doshi, cilët janë 10 politikanët që do të rikthehen në Kuvend…

by Rilindje
21/08/2025
in POLITIKË
LAJM I FUNDIT/ “Ligji i ri” për faljen e gjobave votohet pas mesnate, ja kush përfiton…

Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, jetës parlamentare do t’i rikthehen 10 figura politike të cilat më herët kanë qenë pjesë e saj.

Kështu, numrin më të madh të rikthimeve e mban Partia Demokratike, me 8 të tilla.

Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit në vitet 2005-2013 dhe deputete deri në vitin 2017, rikthehet sërish në postin e ligjvënëses. Pasi u shkëput për disa vite nga Partia Demokratike, Topalli, një nga figurat që në 2017 u largua nga Lulzim Basha, u rikthye në parti dhe parlament nga Sali Berisha.

Luciano Boçi dhe Belind Këlliçi po ashtu rikthehen pas një shkëputjeje 2-vjeçare, pasi zgjodhën që në vitin 2023 të hiqnin dorë nga mandati për të garuar për zgjedhjet vendore, respektivisht Këllici në Tiranë dhe Boci në Elbasan.

Klevis Balliu dhe Bardh Spahia janë dy figura që kanë qenë deputetë në Kuvend nga zgjedhjet e 2017-ës, por e ushtruan këtë funksion vetëm 2 vite, pasi opozita në 2019 dogji mandatet.

Gjithashtu, 3 figura të tjera brenda demokratëve që rikthehen janë Gent Strazimiri, Igli Cara dhe Ledina Alolli. Pasi dha dorëheqjen nga mandati në vitin 2021, Tom Doshi rikthehet sërish në skenën e parlamentit. Ai është një nga 3 deputetët e Partisë Socialdemokrate.

Edmond Haxhinasto, pjesë e Partisë së Lirisë, dikur në Lëvizjen Socialiste për Integrim, rikthehet si deputet pas 6 vitesh. Në ndryshim nga partitë e tjera, socialistët nuk kanë rikthyer asnjë figurë në parlament, por kanë zgjedhur që të kenë një rinovim të grupit parlamentar me 53 emra të rinj, nga 83 mandate që fituan më 11 maj.

NGA KATEGORIA

U largua nga PS/ Marjana Koçeku “godet” sërish Edi Ramën, zbulon se…
POLITIKË

U largua nga PS/ Marjana Koçeku “godet” sërish Edi Ramën, zbulon se…

08/07/2026
Çfarë po ndodh?! VIP-at e Erion Veliajt po protestojnë kundër Ramës
POLITIKË

“Erion Veliaj del nga burgu brenda 10 ditësh”/ Vjen deklarata që nuk e priste askush nga…

08/07/2026
Shehaj u kërkon qytetarëve “të rrëzojnë” Ramën, Koçiu “i kthehet” keq: Dil si…
POLITIKË

Shehaj u kërkon qytetarëve “të rrëzojnë” Ramën, Koçiu “i kthehet” keq: Dil si…

08/07/2026
POLITIKË

“PS do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 2027-ës”/ Vjen deklarata surprizë nga…

07/07/2026
Prapaskenat/ Marjana Koçeku zbulon “sekretin” brenda PS-së: Ja si fiton zgjedhjet Edi Rama…
POLITIKË

Prapaskenat/ Marjana Koçeku zbulon “sekretin” brenda PS-së: Ja si fiton zgjedhjet Edi Rama…

07/07/2026
2 vitet e ardhshme vendimtare/ Rama e bën të qartë: Deputetët të dalin në…
POLITIKË

Përgatitja për integrimin e Shqipërisë në BE, Rama jep LAJMIN E MIRË për bizneset…

06/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

NATO pritet “të zbarkojë” në Tiranë, gazetari tallet: Çfarë do të ndodhë…
TË TJERA

NATO pritet “të zbarkojë” në Tiranë, gazetari tallet: Çfarë do të ndodhë…

08/07/2026
A do anulohet projekti në Zvërnec? Balla e thotë në VENDIMIN në mes të Parlamentit Europian…
BOTA

A do anulohet projekti në Zvërnec? Balla e thotë në VENDIMIN në mes të Parlamentit Europian…

08/07/2026
Nuk ka më dyshime! Mark Rutte e KONFIRMON lajmin në krah të Ramës: Në Shqipëri…
BOTA

Nuk ka më dyshime! Mark Rutte e KONFIRMON lajmin në krah të Ramës: Në Shqipëri…

08/07/2026
Rama me origjinë greke? Kryeministri befason me përgjigjen…
EDI RAMA

Kryeministri i jep fund dilemës! Rama mes liderëve botërorë, jep SUPER LAJMIN për Shqipërinë…

08/07/2026
LAJM I FUNDIT/ Qeveria Rama merr vendimin e papritur, shpall dy ditë pushimi…
AKTUALITET

Qeveria Rama merr vendimin/ Ministria tregon se më 14 shtator do të nisë…

08/07/2026
U largua nga PS/ Marjana Koçeku “godet” sërish Edi Ramën, zbulon se…
POLITIKË

U largua nga PS/ Marjana Koçeku “godet” sërish Edi Ramën, zbulon se…

08/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!