Demokrati Belind Këlliçi prej kohësh deklaron se SHBA do të heqë “Non Gratën” e Sali Berishës, por deri tani nuk shohim asnjë lëvizje konkrete nga administrata Trump.
Sipas Këlliçi, tashmë në SHBA ka një realitet të ri, ku sipas tij, Blinken që sanksionoi Berishën, nuk mund të hyjë në asnjë institucion.
“Sot që flasim ka një realitet tjetër dhe në SHBA. Dhe realiteti është që dhe Blinken që sanksionoi Berishën, është një ish-zyrtar që nuk shkel dot në një institucion. Non grata do të hiqet. 100% do të hiqet. Nuk jam zyrtar i SHBA, por jam i sigurt në mënyrë absolute. E kam patur që në 2021 këtë qëndrim. Dhe të jeni i bindur se do të ndodh, se kur me afat kohor nuk e di se nuk jam orakull”, tha Këlliçi në studion e A2 CNN.












