Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen një ditë para Asamblesë së Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet qeveria e re.
Dorëheqja e Dredhës vjen në një moment “kyç” për Partinë Socialiste, e cila po përgatitet për prezantimin e kabinetit të ri qeverisës dhe rifokusimin e axhendës politike për mandatin e ardhshëm.
Nuk dihen ende arsyet e sakta që çuan në këtë vendim të papritur, por kujtojmë që kohët e fundit Ermal Dredha është kritikuar shumë herë nga Kryeministri Edi Rama për probleme të ndryshme në qytetin e Vlorës.
Por pavarësisht kritikave, Rama mund t’i ketë rezervuar Dredhës një “post” ministri në kabinetin e ri qeveritar ku emrat do të shpallen nesër (11 shtator, ora 10:00).












