Wednesday, July 8, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Fati i Veliajt/ Manastirliu drejt “kurorës” së Bashkisë Tiranë, ja “ligji” që i hap rrugë zgjedhjeve të reja…

by Rilindje
13/09/2025
in POLITIKË
Fati i Veliajt/ Manastirliu drejt “kurorës” së Bashkisë Tiranë, ja “ligji” që i hap rrugë zgjedhjeve të reja…

Edi Rama tha se çështja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, do të trajtohet me seriozitet institucional, por tashmë sytë e politikës dhe publikut janë drejtuar tek mekanizmat ligjorë që mund të çojnë në shkarkimin e tij dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të reja lokale.

Rama, duke kritikuar mënyrën e arrestimit të Veliajt, i cilësoi si “të nxituara” dhe pa respekt për procesin ligjor dhe institucionet lokale, ndërsa theksoi se kryetari aktual nuk do të shkarkohet automatikisht, duke paralajmëruar se për shkarkimin do të ndiqet një proces ligjor e institucional, ku përparësi ka funksionimi i Bashkisë Tiranë dhe shërbimet për qytetarët. Ai bëri thirrje për një vendim politik pavarësisht mendimeve individuale dhe ndjenjave personale.

Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, së bashku me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, përcaktojnë qartë procedurën që duhet të ndjeket në raste të tilla. Në këtë kuadër, shkarkimi i një kryetari bashkie nuk është i menjëhershëm, edhe nëse ai ndodhet në paraburgim apo përballet me akuza serioze. Fillimisht, iniciativë mund të marrë një e treta e anëtarëve të Këshillit Bashkiak ose Prefekti i Qarkut, por vendimi përfundimtar varet nga vetë Këshilli Bashkiak.

Në këtë mënyrë, Këshilli Bashkiak, përmes votimit me shumicë të cilësuar, është institucioni që vendos nëse do të kërkojë shkarkimin e kryetarit. Më pas, kjo kërkesë i përcillet Këshillit të Ministrave, i cili me vendim qeverie formalizon shkarkimin, ndërsa Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Ky mekanizëm ka rëndësi të veçantë në rastin e Bashkisë Tiranë. Edhe pse Veliaj ndodhet në paraburgim, ai mbetet teknikisht në detyrë, përderisa Këshilli Bashkiak nuk miraton shkarkimin e tij. Kjo praktikisht i jep pushtet këshilltarëve bashkiakë, të cilët, duke qenë shumicë kryesisht të Partisë Socialiste, kanë në dorë fatin politik dhe ligjor të kryetarit në detyrë.

Ogerta Manastirliu, u shpall dje kandidate për drejtimin e Bashkisë së Tiranë, një figurë potenciale politike përkrah Ramës dhe së fundmi drejtuese politike e Tiranës.

Nëse procedurat ligjore dhe vendimet politike do të çojnë në shkarkimin e Veliajt, ajo pritet të “kurorëzohet” në krye të kryeqytetit, duke u bërë figura e re e qeverisjes lokale.

Në fund të këtij procesi, gjithçka mbetet në dorën e këshilltarëve bashkiakë, të cilët mbajnë “kartonin e fatit” të kryetarit aktual, ndërsa institucionet qendrore Këshilli i Ministrave dhe Presidenti formalizojnë dhe zbatojnë vendimet, duke hapur rrugë për një etapë të re zgjedhjesh në kryeqytet.

NGA KATEGORIA

U largua nga PS/ Marjana Koçeku “godet” sërish Edi Ramën, zbulon se…
POLITIKË

U largua nga PS/ Marjana Koçeku “godet” sërish Edi Ramën, zbulon se…

08/07/2026
Çfarë po ndodh?! VIP-at e Erion Veliajt po protestojnë kundër Ramës
POLITIKË

“Erion Veliaj del nga burgu brenda 10 ditësh”/ Vjen deklarata që nuk e priste askush nga…

08/07/2026
Shehaj u kërkon qytetarëve “të rrëzojnë” Ramën, Koçiu “i kthehet” keq: Dil si…
POLITIKË

Shehaj u kërkon qytetarëve “të rrëzojnë” Ramën, Koçiu “i kthehet” keq: Dil si…

08/07/2026
POLITIKË

“PS do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 2027-ës”/ Vjen deklarata surprizë nga…

07/07/2026
Prapaskenat/ Marjana Koçeku zbulon “sekretin” brenda PS-së: Ja si fiton zgjedhjet Edi Rama…
POLITIKË

Prapaskenat/ Marjana Koçeku zbulon “sekretin” brenda PS-së: Ja si fiton zgjedhjet Edi Rama…

07/07/2026
2 vitet e ardhshme vendimtare/ Rama e bën të qartë: Deputetët të dalin në…
POLITIKË

Përgatitja për integrimin e Shqipërisë në BE, Rama jep LAJMIN E MIRË për bizneset…

06/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJM I FUNDIT/ Qeveria Rama merr vendimin e papritur, shpall dy ditë pushimi…
AKTUALITET

Qeveria Rama merr vendimin/ Ministria tregon se më 14 shtator do të nisë…

08/07/2026
U largua nga PS/ Marjana Koçeku “godet” sërish Edi Ramën, zbulon se…
POLITIKË

U largua nga PS/ Marjana Koçeku “godet” sërish Edi Ramën, zbulon se…

08/07/2026
Tirana zien nga protestat! Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Zvërnec…
TË TJERA

Tirana zien nga protestat! Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Zvërnec…

08/07/2026
LAJMI I FUNDIT/ Samiti i NATO-s në Shqipëri drejt anulimit, çfarë ndodhi…
BOTA

LAJMI I FUNDIT/ Samiti i NATO-s në Shqipëri drejt anulimit, çfarë ndodhi…

08/07/2026
E bujshme/ Për herë të parë në Shqipëri, realizohet MREKULLIA në QSUT…
AKTUALITET

E bujshme/ Për herë të parë në Shqipëri, realizohet MREKULLIA në QSUT…

08/07/2026
Në krahun e djathtë të Erdoganit dhe para Macron, Rama merr “vëmendjen” në Samitin e NATO-s
BOTA

Në krahun e djathtë të Erdoganit dhe para Macron, Rama merr “vëmendjen” në Samitin e NATO-s

08/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!