Albana Koçiu është edhe pak ditë larg nga dyert e Ministrisë së Brendshme. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është vënë në lëvizje për të kryer disa punë, peng i një ngërçi 1-vjeçar.
Edhe pse drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike Rebani Jaupi dha dorëheqjen që në muajin korrik, ende nuk kemi një drejtor të ri për këtë departament. E njëjta situatë ndodhi edhe me drejtorin për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku, i cili u dorëhoq.
Burime zyrtare në Policinë e Shtetit, tashmë gara do të hapet dhe do të kemi një ristrukturim të kupolës drejtuese në drejtorinë e Përgjithshme. Gara për çdo drejtues departamenti do të zgjasë një muaj, ku aplikantët do të vlerësohen me pikë nga një komision i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Konkursi do të zhvillohet për drejtorin e departamentit për Policinë Kriminale, për Marrëdhëniet ndërkombëtare, për Migracionin dhe kufirin, për Rendin dhe Sigurinë publike dhe për drejtuesin e departamentit të IT.
Ligji i ri për Policinë e Shtetit e përcakton qartë se pas garës, emrat fitues për drejtor departamenti në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë i propozohen ministrit nga drejtori i përgjithshëm. Ministri i Brendshëm është ai që hedh firmën i fundit.












