Kanali zviceran SRF ka bërë një zbërthim të ministres “Diella” përmes gazetarëve të vet.
Në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama ka shpallur një anëtar të pazakontë të kabinetit të tij të ri: Ai planifikon të emërojë “Diella”-n, një inteligjencë artificiale, si “Ministre për Propozimet Publike.” Gazetarja e pavarur Franziska Tschinderle shpjegon motivet e Ramës.
Dhe cili është synimi i dytë i Ramës?
“Kjo është realpolitikë – pra një sinjal për BE-në. Ai fitoi mandatin e katërt në maj, dhe çështja kryesore e fushatës së tij ishte anëtarësimi në BE deri në vitin 2030. Kjo po funksionon në Shqipëri. Askund tjetër në Ballkan nuk ka një entuziazëm të tillë. 90 për qind e popullsisë dëshiron të bashkohet me BE-në. Megjithatë, lufta kundër korrupsionit dhe një administratë moderne janë thembra e Akilit për anëtarësim. Së bashku me mjedisin dhe bujqësinë, Shqipëria përballet me pengesat më të mëdha pikërisht në këto fusha. Kjo është ndoshta arsyeja pse Rama po flet kaq shumë për këtë “ministre” të AI-së”, tha gazetaria zvicerane.












