Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar lidhur me rolin e konsulentëve të jashtëm Chris LaCivita dhe James Blair, duke theksuar se ata nuk janë pjesë e stafit të tij, por bashkëpunojnë me të në cilësinë e konsulentëve të jashtëm.
Në një deklaratë në Truth, Trump tha se të dy mund të kenë edhe klientë të tjerë, ndërsa nënvizoi se nuk ka dijeni se për kë punojnë jashtë angazhimit me të.
“Chris LaCivita dhe James Blair janë konsulentë të jashtëm. Ata nuk punojnë për mua, përveçse në cilësinë e konsulentëve të jashtëm. Ka shumë të ngjarë që të kenë edhe klientë të tjerë, por për këtë duhet t’i pyesni ata vetë. Ata lejohen të punojnë për persona të tjerë, ashtu siç bëjnë të gjithë konsulentët në Uashington, D.C. Nuk kam asnjë ide se për kë tjetër punojnë, por, tani që po mendohem për këtë çështje, do t’i pyes dhe, nëse ka ndonjë konflikt interesi, do t’i pushoj menjëherë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. Presidenti DONALD J. TRUMP”, thuhet në deklaratë.
Deklarata vjen pas raportimeve për angazhimin e tyre në Republikën Srpska, në Bosnjë-Hercegovinë, përpara zgjedhjeve atje.












