Në seancen e sotme opozita e ktheu kuvendin ne një arene perleshjeje duke mos e lejuar kryeministrin Edi Rama që te shpaloste objektivat për mandatin e katërt.
Ndërkohë të pranishëm në llozhet e Kuvendit kanë qenë dhe ambasadorë të huaj, përfshirë këtu ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.
Gabriel Cremades Ventura në kohën kur deputetët e opozitës ishin çuar duke hedhur libra të rregullores e shishe uji drejt Ramës dhe ministrave, shihet duke vënë duart në kokë.
Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu tentuan të pengonin dhe kryeministrin Rama duke përplasur duart në tavolinë që të bënin zhurmuesin. Një shfaqje e turpshme kjo nga demokratët “besnikë të Berishës që na turpërojnë në sytë e ndërkombëtarëve.












