Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit.
Pasditen e kësaj të marte, këshilltarët socialistë dhe demokratë bashkuan votat për të shkarkuar nga detyra, kryetarin e arrestuar të Tiranës.
Këshilli Bashkiak mblodhi 3 kërkesat për shkarkimin e Erion Veliajt, atë të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike dhe të këshilltarit Endri Shabani, duke i votuar si një e vetme.
Propozimi per shkarkimin e Veliajt tashmë i shkon Këshillit të Ministrave i cili ka ne dore “fatin” perfundimtar të Veliajt qe ne rast se shkarkohet Tirana shkon ne zgjedhje te parakohshme.












