Dorina Toçi do të jetë drejtuesja e re e Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri.
Ajo do të zëvendësojë në krye të këtij institucioni të rëndësishëm Eugena Tominin, e cila është emëruar javën e kaluar zëvendësministre e Shëndetësisë.
Ajo vjen nga radhët e institucionin, sepse deri dje, Dorina Toçi ka qenë shefe e Sektorit të Sëmundjeve Kronike në Institutin e Shëndetit Publik, ndërsa nga sot do të marrë drejtimin e përgjithshëm.
Dorina Toçi është kërkuese shkencore dhe ka të paktën 15 publikime shkencore në revista të ndryshme të fushës, të cilat lidhen me shëndetin.












