Erion Veliaj ka kundërshtuar vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës në Gjykatën Kushtetuese ndërsa nga ana tjetër Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot 9 Nëntorin si datën e zgjedhjeve për bashkinë e kryeqytetit.
Disa zëra thonë se dekreti është i pavlefshëm për sa kohë Kushtetuesja ka pezulluar garën për Tiranën ndërsa gazetarja Mirela Milori thekson se Erion Veliaj mund të ketë një as nën mëngë.
Gazetarja u shpreh se Erion Veliaj mund të kundërshtojë dekretin e Presidentit Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve, dhe për këtë ai mund t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese.
“Erion Veliaj mund të ketë përsëri një as nën mëngë. Kundërshton dekretin e Presidentit për datën e zgjedhjeve ia kërkon përsëri Gjykatës Kushtetuese. Mund ta bëjë Erion Veliaj, një forcë politike ose Avokati i Popullit.”-tha Milori.












