Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët për shtyp, riafirmuan angazhimin e përbashkët për avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Kreu i qeverisë vuri në dukje ecurinë pozitive të negociatave të anëtarësimit dhe theksoi mbështetjen e fortë të Brukselit për reformat e ndërmarra nga Shqipëria.
Ndërkohë, në të njëjtën linjë, presidentja von der Leyen përgëzoi Shqipërinë për progresin e arritur dhe e cilësoi vendin si në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE. Ajo theksoi konkretisht përfitimet që tashmë kanë nisur të ndihen nga Plani i Rritjes, përfshirë aksesin në tregun e përbashkët evropian, eliminimin e tarifave të roaming me BE-në, dhe përmirësimin e sistemeve të pagesave.
“Shembulli i tretë është roaming ne arritëm një marrëveshje shumë të rëndësishme me operatorët. Vitin tjetër do të heqim të gjitha tarifat e roaming midis Shqipërisë dhe BE”, tha von der Leyen, teksa më tej theksoi se Shqipëria ka bërë zgjedhjen e saj europiane dhe BE do të qëndrojë krah saj në çdo hap, deri në anëtarësimin e saj të plotë.












