Policia ka dhënë detaje nga aksidenti që ndodhi paraditen e kësaj të shtune në aksin rrugor “Kavajë-Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, ku u plagosën pesë persona.
Sipas njoftimit të policisë, raportohet se automjeti me drejtues 61-vjeçarin me iniciale E. B., është përplasur me makinën me drejtues 65-vjeçarin me iniciale S. P..
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy shoferët, si dhe tre pasagjerët e tjerë të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga 61-vjeçari.
Të plagosurit ndodhen aktualisht në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.












