Thursday, August 20, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Mediat angleze “tërbohen” pas deklaratave të Ramës: Jeni në depresion! Merrni…

by Rilindje
23/10/2025
in BOTA
Mediat angleze “tërbohen” pas deklaratave të Ramës: Jeni në depresion! Merrni…

Deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në panelin “Ballkani Perëndimor-Bashkimi Europian” në Londër po bëjnë xhiron e mediave britanike.

Rama tha se marrëveshja e Brexit që nxorri Britaninë e Madhe nga BE e çoi Anglinë në depresion. Një tjetër çështje që u diskutua ishte dhe ajo emigracionit dhe sesa shumë politikat angleze kanë sulmuar shqiptarët emigrantë, të cilët i konsiderojnë si kriminelë që kanë tejmbushur burgjet e Anglisë.

“Daily Express” i quan këto si “komente shpërthyese mbi vendimin historik për t’u larguar nga BE-ja” duke cituar deklaratat e Ramës se ato me emigrantë “disa i quajnë anije të vogla, disa i quajnë anije të Brexit-it”.

“Ju e latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion”, citon “Daily Express” fjalët e Ramës. Shkrimi thekson se të mërkurën Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të presë udhëheqës nga Ballkani Perëndimor, përfshirë zotin Rama, me qëllim forcimin e përpjekjeve për të goditur bandat e kontrabandës dhe për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga Evropa.

“Ju e latë Evropën sepse donit më pak anije dhe keni më shumë anije. Ju e latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime. E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion”, ishin deklaratat e Ramës.

“Daily Express” nënvizon se Rama kritikoi Brexit duke pretenduar se bashkëpunimi më i ngushtë përmirëson përpjekjet për të luftuar migracionin e paligjshëm ndërsa nuk kanë munguar shigjetimet edhe për Nigel Farage.

Por “Daily Express” citon një burim nga Ministria e Brendshme Britanike, i cili ishte në detyrë kur “dhjetëra mijëra” shqiptarë kalonin kanalin me gomone.

“Edi Rama nuk ka idenë se për çfarë po flet. Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të kishin ikur për në Mbretërinë e Bashkuar në turma. Ai duhet të shpenzojë më pak kohë duke folur në publik dhe më shumë kohë duke marrë mbrapsht numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që mbushin burgjet tona”, tha burimi për median britanike.

Ndërsa tabloidi “The Mirror” e quan Ramën “kryeministri vizitor” duke cituar deklaratat e tiij se “Britania po paguan çmimin për largimin nga BE-ja”.

“Udhëheqësi shqiptar Edi Rama u tha atyre që kritikojnë njerëzit nga vendi i tij të “mbyllin gojën” (Shut the fuck up) dhe u tall brutalisht ish-Sekretaren e Brendshme të Partisë Konservatore, Suella Braverman. Ai vlerësoi qeverinë laburiste për përparimet e bëra në migrimin e paligjshëm, duke e krahasuar këtë me “poezinë e opozitës”, citon “The Mirror”.

NGA KATEGORIA

Vaksina kundër kancerit jep rezultate pozitive/ Vjen lajmi i madh nga Amerika…
BOTA

Vaksina kundër kancerit jep rezultate pozitive/ Vjen lajmi i madh nga Amerika…

19/08/2026
FOTO/ Kush është “ministri VIP” nga Belgjika që vjen për pushime në Shqipëri…
BOTA

FOTO/ Kush është “ministri VIP” nga Belgjika që vjen për pushime në Shqipëri…

18/08/2026
LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, i jepet “OK” nga…
BOTA

LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, i jepet “OK” nga…

16/08/2026
LAJM I MIRË: Ky shtet i madh heq vizat për Shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nga data…
BOTA

LAJM I MIRË: Ky shtet i madh heq vizat për Shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nga data…

14/08/2026
Deklarata skandaloze e Vuçiç/ Bashkimi Europian reagon për kërcënimin serb…
BOTA

Deklarata skandaloze e Vuçiç/ Bashkimi Europian reagon për kërcënimin serb…

11/08/2026
Kërcënon të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç i përgjigjet ashpër Edi Ramës: Ç’punë ka…
BOTA

Kërcënon të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç i përgjigjet ashpër Edi Ramës: Ç’punë ka…

11/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Për herë të parë në histori të Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit ndodh befasia, futet…
AKTUALITET

Për herë të parë në histori të Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit ndodh befasia, futet…

19/08/2026
Publikohet VIDEO-ja/ Momenti i aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën 3 të rinjtë…
AKTUALITET

Publikohet VIDEO-ja/ Momenti i aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën 3 të rinjtë…

19/08/2026
Vaksina kundër kancerit jep rezultate pozitive/ Vjen lajmi i madh nga Amerika…
BOTA

Vaksina kundër kancerit jep rezultate pozitive/ Vjen lajmi i madh nga Amerika…

19/08/2026
Ky është plazhi më i lirë në Shqiperi, çadra kushton vetëm 300 lekë dhe…
TË TJERA

Ky është plazhi më i lirë në Shqiperi, çadra kushton vetëm 300 lekë dhe…

19/08/2026
Protestat kundër Ramës, aktivisti Bledar Meti paralajmëron: Në shtator, do të…
AKTUALITET

Protestat kundër Ramës, aktivisti Bledar Meti paralajmëron: Në shtator, do të…

19/08/2026
Jepet urdhër! Çmimi i naftës në Shqipëri “nuk ka frena”, litri shitet me…
AKTUALITET

Jepet urdhër! Çmimi i naftës në Shqipëri “nuk ka frena”, litri shitet me…

19/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!