Tuesday, November 24, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Punimet drejt fundit, Qeveria jep LAJMIN E MIRË për hekurudhën moderne…

by Rilindje
06/10/2026
in AKTUALITET
Punimet drejt fundit, Qeveria jep LAJMIN E MIRË për hekurudhën moderne…

Qeveria shqiptare po përgatit procedurën konkurruese për përzgjedhjen e operatorit që do të ofrojë shërbimin e transportit të pasagjerëve në linjën hekurudhore Tiranë–Durrës–Aeroporti i Rinasit, ndërsa punimet për rehabilitimin e linjës dhe stacionet janë drejt përfundimit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, tha të martën se kontrata e shërbimit publik që po përgatitet do të përcaktojë standardet e shërbimit, përgjegjësitë e operatorit dhe mekanizmin e kompensimit.

“Shteti përcakton nevojën dhe standardin e shërbimit dhe, përmes një procedure konkurruese, kërkohet të gjendet një mënyrë më konkurruese për ofrimin e shërbimit”, tha Karakaçi gjatë takimit konsultativ për kontratën e shërbimit publik për transportin hekurudhor të udhëtarëve në linjën Tiranë–Durrës–Aeroporti i Rinasit.

Konsultimi synon të testojë jo vetëm interesin e operatorëve potencialë, por edhe mënyrën se si do të organizohen mjetet lëvizëse, financimi, mirëmbajtja dhe nisja e shërbimit.

“Ne duhet të ofrojmë një shërbim modern, të orientuar drejt pasagjerit dhe këtu merr rëndësi kontrata e shërbimit publik që po diskutojmë sot”, tha ministri. Sipas tij, performanca e operatorit do të jetë një element qendror i kontratës.

“Nuk duam një operator që të kryejë kilometra, por të jetë i matshëm dhe i përgjegjshëm për qytetarët”, tha Karakaçi, duke shtuar se procedura duhet të sigurojë transparencë, konkurrencë dhe të sjellë në Shqipëri përvojën më të mirë ndërkombëtare.

Linja Tiranë–Durrës përfshin rehabilitimin e hekurudhës ekzistuese, lidhjen e re me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ndërtimin e stacioneve dhe elektrifikimin e linjës, raporton Monitor.al.

“Punimet për rehabilitimin dhe stacionet janë drejt përfundimit dhe elektrifikimi pritet të përfundojë brenda vitit 2027”, tha Karakaçi.

NGA KATEGORIA

VIDEO/ Dëbora dhe ngricat mbulojnë këtë zonë të vendit, ja qytetet problematike…
AKTUALITET

VIDEO/ Dëbora dhe ngricat mbulojnë këtë zonë të vendit, ja qytetet problematike…

24/11/2026
VIDEO/ Bie dëbora e parë në Shqipëri, reshje të dendura dëbore në autostradën…
AKTUALITET

VIDEO/ Bie dëbora e parë në Shqipëri, reshje të dendura dëbore në autostradën…

23/11/2026
Fillimi i Dhjetorit sjell surpriza/ Meteorologia befason me parashikimin…
AKTUALITET

Fillimi i Dhjetorit sjell surpriza/ Meteorologia befason me parashikimin…

23/11/2026
Stuhia sjell probleme në Rinas/ Avionët nuk po ulen dot! LAJM I KEQ: 5 fluturime drejt Tiranës…
AKTUALITET

Stuhia sjell probleme në Rinas/ Avionët nuk po ulen dot! LAJM I KEQ: 5 fluturime drejt Tiranës…

23/11/2026
LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku në qytetin…
AKTUALITET

E trishtë/ LAJM I FUNDIT: Ndahet nga jeta ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë

23/11/2026
Sot tërbohet moti/ Gjendje ALERTI për reshjet, rrezik në këto qytete të vendit…
AKTUALITET

Sot tërbohet moti/ Gjendje ALERTI për reshjet, rrezik në këto qytete të vendit…

23/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Dalin EMRAT/ Kush janë 2 ministrat e PS që mund të “djegin” mandatet për bashkinë e Tiranës dhe Shkodrës
EDI RAMA

Gara brenda PS në Korçë, dalin EMRAT që duan të drejtojnë bashkinë/ Kush vendos…

24/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Drejtuesi politik i PD jep DORËHEQJEN nga qyteti…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Drejtuesi politik i PD jep DORËHEQJEN nga qyteti…

24/11/2026
Paralajmëroi deklaratë pas përjashtimit nga PS, Shehaj ironizon Spiropalin: Mos na hapni më barkun me…
POLITIKË

Paralajmëroi deklaratë pas përjashtimit nga PS, Shehaj ironizon Spiropalin: Mos na hapni më barkun me…

24/11/2026
Erion Veliaj në paraburgim me këmbë të thyer, SPAK gjen zgjidhjen: Kryebashkiaku t’i…
POLITIKË

Erion Veliaj në paraburgim me këmbë të thyer, SPAK gjen zgjidhjen: Kryebashkiaku t’i…

24/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…
EDI RAMA

Mbyllet epoka e gjobave në copa letre/ Rama: Policët do pajisen me kamera trupore

24/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

U përjashtua nga PS/ Spiropali nuk PËRMBAHET, paralajmëron LËVIZJEN urgjente…

24/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!