Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj, shkruan Raporto24.
Në një dalje të fundit publike, ajo është shfaqur me një fustan ngjyrë kafe, pa veshur reçipeta, duke provokuar ndjekësit me stilin e guximshëm dhe pozat sensuale.
Fotot e saj janë bërë virale në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë ndarë mendime të ndryshme rreth paraqitjes së saj – disa e kanë komplimentuar për vetëbesimin dhe elegancën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për tejkalimin e kufijve të shijes.













