Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të shtune pamje nga kantieri i Urës së Re të Bahçallëkut në Shkodër.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama ka vënë në fokus ecurinë e punimeve për këtë investim, i cili synon të lehtësojë lëvizjen e automjeteve në hyrje të qytetit të Shkodrës.
“Mirëmëngjes dhe me Urën e Re të Bahçallëkut që po merr formë hap pas hapi, një investim që do të lehtësojë lëvizjen në hyrje të Shkodrës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Punimet për urën janë pjesë e ndërhyrjeve infrastrukturore në këtë zonë, me synim përmirësimin e qarkullimit dhe të lidhjes rrugore në hyrje të Shkodrës.












