Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit, ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë.
Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe lartësitë mbi 1500 metër në verilindje te vendit parashikohen reshje dëbore, ndërsa temperaturat në keto zona pritet te ulen disa gradë nën zero.












