Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:15, në qytetin e Elbasanit, në zonën e njohur si ish-Parku i Rezervave të Shtetit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili dyshohet se është një person i moshuar.
Si pasojë e përplasjes, ai ka mbetur i plagosur rëndë, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të jenë bërë kushtet e vështira atmosferike dhe shikueshmëria e reduktuar, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.












