Sunday, May 3, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Ish-zv/kryeministri Ahmetaj padit shtetin shqiptar, befason me kërkesën në…

by Rilindje
10/11/2025
in TË TJERA
Ish-zv/kryeministri Ahmetaj padit shtetin shqiptar, befason me kërkesën në…

Ish-zv/kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha, kanë paditur shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut.

Na ndiq në Instagram

Ahmetaj pretendon se janë i shkelur të drejtat gjatë kontrolleve të ushtruara më 9 mars 2023 në banesën e tyre dhe në telefonin e Hoxhës. Ata argumentojnë se kontrollet ishin të paligjshme, pasi në atë kohë Ahmetaj ishte ende deputet, ku sipas Kushtetutës, banesa e një deputeti nuk mund të kontrollohet pa miratimin paraprak të Parlamentit.

Në kërkesën e depozituar në Strasburg, ankuesit pretendojnë shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton respektimin e jetës private dhe banesës, si dhe mungesë të një mjeti efektiv juridik për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, në kundërshtim me nenin 13 të Konventës.

Gjykata Evropiane ka kërkuar nga qeveria shqiptare të sqarojë nëse vendimi për kontrollin ishte në përputhje me Kushtetutën dhe nëse ekzistojnë mjete të mjaftueshme procedurale për ta kundërshtuar atë.

Kontrollet e 9 marsit 2023 u shoqëruan me sekuestrimin e disa pasurive dhe llogarive bankare të Ahmetajt, ndërsa në banesën e tij në Hamallaj u gjet një telefon “BlackBerry” me komunikime të fshira me pronarët e inceneratorëve. Ahmetaj ndodhet në kërkim që prej korrikut 2023, pas hetimeve të SPAK për aferën e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit, ku dyshohet se ka përfituar shuma të mëdha parash nga kompanitë përfituese.

NGA KATEGORIA

Grida Duma për garën në kryeqytet: Te PS emrin përfundimtar do e japë…
TË TJERA

Grida Duma për garën në kryeqytet: Te PS emrin përfundimtar do e japë…

26/04/2026
Zv.kryeministrja Koçiu shkon te pallati i djegur: Kam një LAJM të MIRË për banorët…
TË TJERA

Zv.kryeministrja Koçiu shkon te pallati i djegur: Kam një LAJM të MIRË për banorët…

17/04/2026
Plas keq sherri/ Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute…
TË TJERA

Plas keq sherri/ Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute…

17/04/2026
LAJM I KEQ/ “Fluturojnë” çmimet e banesave: Kush janë zonat më të shtrenjta dhe të lira…
TË TJERA

LAJM I KEQ/ “Fluturojnë” çmimet e banesave: Kush janë zonat më të shtrenjta dhe të lira…

14/04/2026
Astronautët e NASA-s zbulojnë misterin e anës së errët të Hënës
TË TJERA

Astronautët e NASA-s zbulojnë misterin e anës së errët të Hënës

06/04/2026
Kapin çmim rekord në treg/ Nuk do ta besoni sa ka shkuar çmimi i domates…
TË TJERA

Kapin çmim rekord në treg/ Nuk do ta besoni sa ka shkuar çmimi i domates…

03/04/2026

LAJMET E FUNDIT:

I dobësuar dhe i zbehtë, përfaqësuesi i Helsinkit flet për gjendjen shëndetësore të Ilir Metës: I çojnë…
POLITIKË

Ilir Meta reagon për transformimin fizik: Ja çfarë po bëj në qeli…

03/05/2026
Zgjedhjet në PD, Berisha flet hapur: Qesharak kandidimi përballë Meremes
POLITIKË

Zgjedhjet në PD, Berisha flet hapur: Qesharak kandidimi përballë Meremes

03/05/2026
“Kinezët i kanë vënë syrin Shqipërisë”/ Ambasada e SHBA reagon pas deklaratave të Ramës…
EDI RAMA

Marrëveshja me SHBA, Rama jep SUPER LAJMIN: Do të furnizohemi me…

03/05/2026
LAJM I FUNDIT/ SPAK kërkon burg për deputetin aktual të PD, kush është…
POLITIKË

Përplasje mes demokratësh! LAJM I FUNDIT: Ndërpriten zgjedhjet në qytetin…

03/05/2026
Kush është miliarderi dhe biznesmeni kinez që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri
BOTA

Kush është miliarderi dhe biznesmeni kinez që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri

03/05/2026
E bujshme/ Në mesin e 48 udhëheqësve në botë, kryeministri Rama niset sot drejt…
EDI RAMA

E bujshme/ Në mesin e 48 udhëheqësve në botë, kryeministri Rama niset sot drejt…

03/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!