Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Roskovec, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Verbasit.
Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe 4 pasagjerët e tjere.
Te plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.












