Deputeti socialist Erion Braçe shpjegoi bonusin e përmuajshëm që pensionistët do të marrin nisur nga viti i ardhshëm.
Brace duke demostruar me kartëmonedha shtesën që përfiton çdo pensionist përgjatë muajve të katër viteve të ardhshme.
“Buxheti mban premtimet e zgjedhjeve të fundit të bëra në vend. Këtë herë ka kthjellësi për 4 vitet që vijnë. Për çdo pensionit është e qartë se çfarë të ndodhë. Me ne fund do flasë tut me kartmonedha mijë lekë. Vitin e parë pensioni i plotë i pleqërisë rritet me 1800 lekë. Vitin e dytë pensioni i plotë i pleqërisë do të rritet me 3600 lekë, vitin e tretë rritet me 5400 lekë, dhe vitin e katërt rritet me 7200 lekë dhe janë këto”,- tha Braçe.
Më tej, deputeti Braçe kërkoi që 3 koncesionet në shëndetësi – check up, hemodializa dhe sterilizimi – të kthehen në publike përderisa ju mbaron afati vitin tjetër.












