Qarku i Korçës ka regjistruar sot reshjet e para të borës.
Zonat e “veshura me të bardha” janë ato malore, duke përfshirë Dardhën, Vithkuqin dhe Shtyllën të cilat janë në partësinë 1000 metra mbi nivelin e detit.
Bëhet me dije së në Dardhë, bora ka filluar që nga km 9 në hyrje të fshatit ndërsa kontraktorët janë duke punuar për mirëmbajtjen e rrugës.
Aktualisht, reshjet janë të lehta dhe qarkullimi i automjeteve zhvillohet normalisht, pa probleme të raportuara.












