Ka ndërruar jetë gazetari i njohur, historiani dhe “Mjeshtri i Madh” Fatos Mehdi Daci.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit të cilët njoftojnë se homazhet do të bëhen në Pallatin e Kulturës, Peshkopi nga ora 9:00-11:00, datë 8.12.2025 dhe varrimi në vendlindje, ora 13:00 në Dibër.

Pritja mortore para varrimit do të mbahet në Tiranë, më 7 dhjetor 2025, në Shtëpinë Funerale “Ija”, në Rrugën “Kujtim Laro”, nga ora 14:00 e në vijim.
Fatos Daci ishte, Anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare. Fatos Daci në mbi pesë dekada krijimtarie, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike, me mbi 15.000 faqe, duke dokumentuar jetën, historinë, traditat dhe figurat e Dibrës e të mbarë shqiptarisë.












