Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të zv/kryeministres, Belinda Balluku.
Në njoftimin zyrtar, SPAK sqaron se Belinda Balluku është marrë e pandehur për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në lidhje me tenderat për ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës.
Katër ditë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Belinda Ballukun, SPAK vihet në lëvizje dhe i kërkon Kuvendit autorizim për arrestimin e zv/kryeministres. Për të vendosur Ballukun në masë “arresti me burg” ose “arrest shtëpie”, do duhet që Kuvendi të miratojë heqjen e imunitetit të deputetit, kërkesë e SPAK që tashmë është në duart e ligjvënësve.












