Gazetarja Anduela Ndreu paralajmëroi se politika shqiptare do të tronditet pasi në Shqipëri kanë mbërritur zyrtarë të FBI dhe DEA.
“Fakti që këtu kanë ardhur zyrtarët e FBI-së dhe DEA-s amerikane po trondit dhe do të trondisë politikën në Shqipëri”, tha Ndreu.
Më tej, gazetarja theksoi se “protestat janë një mekanizëm shumë i mirë që i shërben demokracisë”, por nuk rrëzohet qeveria.
“Protestat janë një mekanizëm shumë i mirë që i shërben demokracisë, i shërben vendit, por nuk e rrëzojnë qeverinë”, tha gazetarja.












