Wednesday, August 26, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Kush shkakton dëm paguan më shumë/ “Kleçka” e sigurimit të makinave që sapo ka hyrë në fuqi!

by Rilindje
11/01/2026
in TË TJERA
Kush shkakton dëm paguan më shumë/ “Kleçka” e sigurimit të makinave që sapo ka hyrë në fuqi!

Prej dhjetë ditësh ka hyrë në zbatim sistemi bonus-malus, një mekanizëm i ri që ndryshon mënyrën se si llogaritet çmimi i siguracionit të automjeteve, duke penalizuar drejtuesit që kanë shkaktuar aksidente dhe duke favorizuar ata me histori të pastër drejtimi.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur polica e sigurimit ishte pothuajse standarde për të gjithë drejtuesit e mjeteve, nga viti 2025 është vendosur një sistem i diferencuar, ku jo të gjithë paguajnë të njëjtin çmim. Tarifa tashmë përcaktohet mbi bazën e disa faktorëve të riskut, përfshirë moshën e drejtuesit, vjetërsinë e mjetit, fuqinë motorike, qarkun ku është regjistruar automjeti, si edhe historikun e aksidenteve.

Sipas përfaqësueses së Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Mimoza Hajdarmataj, aplikimi i sistemit bonus-malus u shty me një vit për t’i dhënë kohë kompanive të sigurimit të krijonin një databazë të përbashkët mbi sjelljen e drejtuesve të mjeteve në rrugë. Tashmë, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ashtu edhe kompanitë e sigurimit disponojnë një historik të dëmeve, i cili ndikon drejtpërdrejt në çmimin e policës.

“Ky është një mekanizëm që synon të reflektojë sjelljen reale të drejtuesve të mjeteve. Nëse një drejtues ka shkaktuar aksident dhe dëm ndaj palëve të treta, polica e sigurimit do të rritet në përpjesëtim me dëmin e shkaktuar”, shpjegon Hajdarmataj.

Çmimi final i sigurimit të automjeteve përcaktohet nga shtatë faktorë risku: vjetërsia e mjetit, qarku i regjistrimit, fuqia motorike, mosha e drejtuesit, përdorimi i mjetit, nëse automjeti i përket një individi apo një subjekti, si dhe historiku i dëmeve. Gjatë vitit 2025, gjashtë prej këtyre faktorëve janë tashmë në zbatim, ndërsa historiku i aksidenteve do të integrohet gradualisht në formulën e përllogaritjes edhe në vitet në vijim.

NGA KATEGORIA

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit të ekzaltuar pas takimit me Ramën: Ishte zotni…
TË TJERA

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit të ekzaltuar pas takimit me Ramën: Ishte zotni…

25/08/2026
Priti 5 orë për të takuar kryeministrin/ I moshuari tregon bisedën me Ramën: I thashë, je…
TË TJERA

Priti 5 orë për të takuar kryeministrin/ I moshuari tregon bisedën me Ramën: I thashë, je…

24/08/2026
I mbushur plot me pushues! Ky është plazhi më i PREFERUAR i turistëve…
TË TJERA

I mbushur plot me pushues! Ky është plazhi më i PREFERUAR i turistëve…

22/08/2026
“E di ku t’i fus fiqtë”/ Gazetari Arian Konomi përplaset me Edi Ramën në Vuno: Truprojat…
TË TJERA

“E di ku t’i fus fiqtë”/ Gazetari Arian Konomi përplaset me Edi Ramën në Vuno: Truprojat…

21/08/2026
Kush është qyteti që prodhon më shumë fruta në Shqipëri, ja renditja…
TË TJERA

Kush është qyteti që prodhon më shumë fruta në Shqipëri, ja renditja…

20/08/2026
Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen…
TË TJERA

Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen…

20/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Rama merr “sinjalin”/ Bashkimi Europian i thotë “PO” Shqipërisë, deri në shkurt…
BOTA

Rama merr “sinjalin”/ Bashkimi Europian i thotë “PO” Shqipërisë, deri në shkurt…

26/08/2026
“Ku je o Skënderbe”/ Kush i pret rrugën Edi Ramës: Ti do ta…
EDI RAMA

“Ku je o Skënderbe”/ Kush i pret rrugën Edi Ramës: Ti do ta…

26/08/2026
E FUNDIT/ Bllokohet qarkullimi drejt Jugut, çfarë po ndodh në aksin Kavajë-Rrogozhinë
AKTUALITET

E FUNDIT/ Bllokohet qarkullimi drejt Jugut, çfarë po ndodh në aksin Kavajë-Rrogozhinë

26/08/2026
Jep DORËHEQJEN nga PD/ Kush është demokratja që merr “postin” e bujshëm nga Qeveria Rama…
EDI RAMA

“Afati i fundit 25 shtatori!”/ Qeveria Rama jep lajmin e mirë për mjekët dhe infermierët…

26/08/2026
Preken edhe Shqiptarët! LAJM I KEQ nga SHBA, drejt anulimit masiv të 200 mijë…
BOTA

Preken edhe Shqiptarët! LAJM I KEQ nga SHBA, drejt anulimit masiv të 200 mijë…

26/08/2026
Nis aksioni nga veriu në jug! Pas takimit me ministrat, Rama e bën “fakt” LËVIZJEN e radhës…
EDI RAMA

Nis aksioni nga veriu në jug! Pas takimit me ministrat, Rama e bën “fakt” LËVIZJEN e radhës…

26/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!